Rreth Nesh

1994

Aktiviteti i kompanisë në sektorin e tregetisë së materialeve hidraulike i ka fillesat në fillim të vitit 1994, me një pikë shitje në Durrës si aktivitet familjar, për tu zhvilluar më vonë dhe me dy pika të tjera në Shijak dhe Sukth. Në këto vite aktiviteti ishte modest , dhe furnizimi me mallra bëhej brenda vendit.

2004-2005

Në vitet 2004-2005 filloi një fazë e re zhvillimi. Në këto vite firma mori formën e një biznesi të organizuar, me një personel prej 7-8 personash. Filloi të importonte direkt nga prodhuesit një pjesë të mirë të mallrave që tregëtonte dhe nisi nga këtu rritjen e saj të pandërprerë.

2014-2015

Vitet 2014-2015 shënojnë një tjetër fazë shumë të rëndësishme. Tashmë Kompania “HAKI SINANI” sh.p.k. me një personel prej 35-40 vetësh kishte marrë formën e një biznesi shumë të organizuar, me strategji të qarta dhe me një peshë shumë të madhe në sektorin e saj.

Sot

Sot kompania jonë ka një personel prej më shumë se 100 personash dhe është e organizuar më së miri me të gjitha departamentet e saj. Ajo sot është kthyer në një markë suksesi dhe është një ndër liderat në sektorin e materialeve hidraulike, sistemeve te ngrohjes-ftohjes në Shqipëri. “HAKI SINANI” sh.p.k. sot ofron mallrat e shërbimet e saj jo vetëm brenda vendit por eksporton me sukses në disa vende të rajonit dhe më gjerë.

sinani
sqAlbanian